Kush është 43-vjeçari që u vra në Tropojë, autori në kërkim: Konflikti në lokal
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e ndodhur në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 43-vjeçari Artur Dauti, i cili u qëllua me pistoletë nga shtetasi Flordian Mulaj, 35 vjeç, ndërkohë që motivet e krimit nuk janë zbardhur ende.
Raportohet se ata nuk kanë pasur probleme të mëparshme me njëri-tjetrin, ndaj dyshohet se përplasja mund të ketë ndodhur pas një konflikti në lokal për motive banale.
Autori është arratisur pas krimit të rëndë, ndërkohë që policia ka ngritur grupe kontrolli për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.
“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh