Russell fluturon për “Pole Position” në Las Vegas

23 Nëntor 2024 | 09:57

Piloti i Mercedes, George Russell vendosi “pole position” në Las Vegas Grand Prix që u transmetua në Euronews Albania. Ai la pas rivalin e Ferrari-t, Carlos Sainz atë të Alpine, Pierre Gasly. Ky ishte i 4-ti “pole position” në karrierë dhe i 3-ti këtë sezon për britanikun. Gjithcka pas kryesimit në sesionin e 3-të në Provat e Lira dhe xhirove të para në të njëjtin sesion kualifikues. Russell vendosi kohën 1’32”312 në xhiron e fundit duke ndërprerë serinë e Ferrari-t dhe McLaren për rikthimin në vendin e parë pas garës në Silverstone në Korrik.

Sainz mbeti disa të dhjetat pas ndërsa Pierre Gasly dhe Alpine vazhduan perforncën e podiumeve pas “Sao Paulo Grand Prix” duke u renditur të 3-ët. Charles Leclerc plotësoi rradhën e dytë me Ferrari-n duke lënë pas rivalët për titull Max Verstappen dhe Lando Norris që do të nisen nga rradha e 3 përkatësisht me Red Bull dhe McLaren. Yuki Tsunoda bëri një tjetër paraqitje për tu mbajtur mend kur e vendosi RB e tij në vendin e 7 përpara McLaren të Oscar Piastri-t. Gjermani i Haas, Nico Hulkenberg dhe Lewis Hamilton plotësuan top-10. Piloti i Mercedes që u shfaq i shpejtë në dy sesionet e para të Provave të Lira dhe ato Zyrtare, gaboi shumë në të dy xhirot kualifikuese të sesionit të 3-të.

Pas dy incidenteve në Brazil, Franco Colapinto përjetoi një tjetër aksident dramatik në përfundim të sesionit të 2 kualifikues që e argjentinasin në vendin e 14 për nisjen e të dielës. Ndërsa Williams duhet të punojë shumë për të riparuar makinën. Sergio Perez u eleminua për të 6 herë këtë sezon në sesionin e parë. E shtunë për tu harruar për Aston Martin që e la Fernando Alonso-n në vendin e 17 përpara Alex Albon në bordin e Williams-it tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024