I përfshirë në disa vepra të rënda penale, arrestohet i dënuari me 10 vite burg

23 Nëntor 2024 | 10:58

Një 27-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg, është arrestuar mbrëmjen e së premtes nga policia e Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu u kap në vendin e njohur si Kryqëzimi i Fllakës.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve,” “Shfrytëzim i prostitucionit,” “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.”

Mësohet se të riut i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e 4 muaj burg. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponjat’, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Kryqëzimi. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës, në Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë,” thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026