Dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi bazat amerikane në Britaninë e Madhe

24 Nëntor 2024 | 12:51

Një numër avionësh të telekomanduar janë parë të fluturojnë mbi tre baza ajrore në Britaninë e Madhe.

Dronët, prania të cilëve u konstatua mes së mërkurës dhe së premtes, fluturuan mbi bazat e përdorura nga Forcat Ajrore Mbretërore Lejkën Hith, Millden Holl dhe Feltëell, të gjendura në kontetë Sufolk dhe Nofrolk.

Forcat ajrore amerikane, që përdorin bazat në fjalë, deklaruan se në këtë fazë është e paqartë nëse prania e dronëve mund të konsiderohej armiqësore.

Gjithashtu, autoritetet ushtarake refuzuan të komentonin nëse ishte përdorur ndonjë mekanizëm mbrojtës, por e vunë theksin tek e drejta për të mbrojtur bazat.

“Mund të konfirmojmë se sisteme të vogla ajrore të telekomanduara u konstatuan në afërsi të tre bazave. Numri i tyre ndryshonte dhe po ashtu edhe përmasat e tyre”, ka deklaruar një zëdhënës i Forcave Ajrore Amerikane në Evropë.

Ai ka shtuar se, prania e tyre u mor seriozisht nga përgjegjësit e sigurisë së bazave, të cilët pasi i monitoruan objektet fluturuese arritën në përfundimin se ato nuk përbënin rrezik konkret për të pranishmit dhe infrastrukturën e bazës.

Megjithatë, zëdhënësi ka refuzuar të tregojë se kush mund të jetë përgjegjës për dërgimin e avionëve të vegjël.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026