Papunësia bie në 10.2%, Shqipëria me normën më të ulët në rajon pas Serbisë

24 Nëntor 2024 | 13:05

Papunësia ka zbritur në 10.2% këtë vit. Në raport me vitin e kaluar, ajo është ulur 1% dhe në një krahasim disavjeçar, ka pasur tkurrje graduale.

Edhe në krahasim me rajonin, norma e papunësisë rezulton ndër më të ulëtat në rajon, pas Serbisë e cila regjistron një normë nën 10%.

Zhvillimi i ekonomisë në rajon, duket se shfaq prirje të njëjtë në të gjitha shtetet në Ballkanin perëndimor, por kjo mund të mos jetë e vetmja arsye pse ka më shumë vende pune në raport me popullsinë.

Në relacionin e buxhetit të vitit të ardhshëm, thuhet se “në përputhje me përshpejtimin e aktivitetit ekonomik, punësimi mesatar vjetor në Ballkanin Perëndimor u rrit në 2.5%, ndërkohë që edhe pjesëmarrja e fuqisë punëtore pati rritje. Në përgjithësi, normat e papunësisë në rajon mbetën në nivelet më të ulëta historike, por krahasimisht më të larta me vendet e BE-së”.

Pra, përveç rritjes ekonomike, faktor mbetet edhe emigrimi. Me afro 35 mijë vetë qe largohen çdo vit, dhe një pjesë e madhe e tyre janë në moshë pune, niveli i papunësisë bie automatikisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026