Vrasja e 14-vjeçarit, policia: Kemi pamje nga vendngjarja, nuk ka autor të dytë

24 Nëntor 2024 | 14:21

Policia ka përgënjeshtruar pretendimet se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani disa ditë më parë pranë shkollës Fan Noli është i implikuar një autor i ditë veç të miturit M.L tashmë i arrestuar.

“Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë. Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet një autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çështjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi”, thuhet në një njoftim të policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël. Marshimi...
00:05 | 15/06/2026

Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi në ditën e saj të 15-të.  Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej dhe...
21:32 | 14/06/2026

FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë

Kreativiteti dhe ironia kanë qenë sërish të pranishme në protestën e 15-të të qytetarëve që po zhvillohet këtë të diel në Tiranë. Mes pjesëmarrësve të...
20:49 | 14/06/2026