Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi, dalin fotot e vrasësve. Njëri prej tyre polic

24 Nëntor 2024 | 16:32

Personat në foto janë vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit oficer policie në komisariatin nr 2 në Tiranë.

Oficeri i policisë dyshohet se është edhe personi i cili ka kryer qitjen me armë duke vrarë biznesmenin Eduart Reçi.

Shkak i vrasjes është bërë konflikti për një pallat që viktima, Eduart Reçi planifikonte te ndërtonte aty në zone për të cilën dy autorët nuk kanë qënë dakord, si pronarë të një godine pranë vendit te ngjarjes.

Oficeri i policisë Shkëlqim Duka dyshohet se është edhe qitësi, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin dhe banesën e dy vëllezërve është gjetur një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026