Balluku: Program për ndryshimet e klimës, sinjalizohen rreziqet nga katastrofat

25 Nëntor 2024 | 13:47

Shqipëria nuk ka ndikuar në ndryshimet klimatike që po përjeton bota gjatë dekadave të fundit, por ajo është e rrezikuar nga ndotja që shkaktojnë vendet e tjera. Për të zhvilluar më tej këtë program, vendi ynë do të integrojë një sistem të ri në shërbimin e hidrometeorologjisë.

Një program i ri, i mbështetur nga qeveria gjermane dhe ajo zvicerane, synon të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë. Ky projekt do të zhvillojë infrastrukturën për paralajmërimin e hershëm dhe zbatimin e masave për të shpëtuar jetë.

“Ngritëm një sistem monitorimi, i cili bëhet përmes Aviacionit Civil. Aviacioni Civil Shqiptar ka arritur të ngrejë kapacitete të tilla përmes, sigurisht, inovacionit, duke përdorur shërbime që ofrohen me pagesë nga kompani të ndryshme me mbulime satelitore, për të filluar dhe për të parashikuar kryesisht për nevoja të aeroportit të Rinasit, të navigimit ajror apo edhe njësive të tjera të Aviacionit Civil. Duke parë se ky produkt ishte me të vërtetë shumë cilësor dhe mjaft i përafruar me çka ndodhte realisht në terren, ne vendosëm që ta përdorim në të gjitha strukturat dhe në të gjitha infrastrukturat kritike që mbulohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo ndodhi pikërisht ditën kur aksi verior i quajtur autostrada Tiranë-Shkodër, por faktikisht bëhej fjalë për pjesën nga Thumana deri në të dalë të Lezhës, u mbulua nga një stuhi bore duke bllokuar plotësisht lëvizjen në të”, tha Balluku.

Lidhur me ndryshimet klimatike që po përjeton planeti sot, Balluku tha se vendi ynë nuk ka dhënë ndikim.

“Qeveria, bashkitë, emergjencat civile, nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimatike, sepse kemi një sistem që prodhon 100% energji të rinovueshme, kemi një industri të pazhvilluar dhe fakti është që nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimatike ekstreme që po i shohim kudo. Por ama nuk kemi dhe aftësinë e mbrojtjes së izoluar të vendit tonë. Shqipëria nuk është kontribuese në ndryshimet klimatike. Por sot, nëse po përmbytet në mënyrë të rregullt Italia fqinje, si do ta shpëtojmë Shqipërinë? Sigurisht që ne jemi më të pafajshmit e të gjithë grupit, por faturën do ta paguajmë si të gjithë të tjerët,” u shpreh Balluku.

Projekti AlbAdapt mbështetet nga Fondi i Gjelbër i Klimës me një financim prej 35 milionë eurosh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026