Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetari: Ku po shkon kjo botë?

25 Nëntor 2024 | 17:53

Pas vrasjes që tronditi opinionin publik, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur edhe sot një protestë për 14-vjeçarin, Martin Cani. Shumë qytetarë janë mbledhur jashtë ambienteve të Ministrisë së Arsimit. 14-vjeçari humbi jetën një javë më parë, pasi u godit katër herë më thikë. Kujtojmë se edhe javën e kaluar u mbajt një tubim, ku u kërkua dorëheqja e Minsitres së Arsimit.

Një qytetar që foli për mikrofonin e Euronews Albania shprehu shqetësimin që sipas tij mungon siguria në vend, dhe sesi një protestë për kauzën e fëmijëve kishte pak pjesmarrës. Ai shtoi se ka dy djem dhe nuk e di si po i rritën, në çfarë llumi sipas tij dhe citoi vargjet e një kënge se “Ku po shkon kjo botë” me këto lloj ngjarjesh që po ndodhin në vendin tonë.

“Kam dy djem njëri në klasë të parë, këtë vit filloi shkollën ndërsa tjetri 1 vjeç e gjysëm. Nuk ka siguri për asgjë këtu, jo vetëm nga ky rast, por siguria është zero në çdo fushë. Kauza më kryesore që protestojmë si jeta e fëmijëve, por sot nuk ka njerëz, shumë dobët. Nuk e di ku po i rris fëmijët në çfarë llumi, unë i rri djalit nga mbrapa gjithë kohës, problemi është që ta marri ministria në dorëzim pasi unë në momentin që e dorëzoj në shkollë duhet të kem siguri, shkolla duhet të kërkojë falje publike pasi unë e bëj detyrën si prind në shtëpi por nuk mund të rri ta ruaj në shkollë gjithë ditën. Të kesh dy çuna ku po i rritën në një vend që godet thika ndihesh shumë keq, ku po shkon kjo botë, e mbyll fjalën e tij qytetari në protestë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026