Apeli pezullon dënimin për Tiranën, tifozët kthehen në derbin me Partizanin

26 Nëntor 2024 | 08:07

Komisioni i Apelit vendosi të shfuqizojë dënimin e 1 nëntorit 2024, sipas të cilit klubi bardheblu do ti luante të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit pa tifozë.

Kjo do të bëjë që derbi i kësaj fundjave, Tirana-Partizani të luhet me spektatorë. Pas atmosferës së zjarrtë të tifozëve në ndeshjet e Kombëtares, kryeqyteti do të ndizet edhe nga entuziazmi i tifozëve në kampionat.

Vendimi i atëhershëm i Disiplinorit u dha pas hedhjes së lëndëve plasëse në fushë, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, ku për pasojë mesfushori Esat Mala u transportua në spital.

Ai dënim, u cilësua më i ashpër nga sa duhej dhe shkaktoi dënim kolektiv për përgjegjësinë e ngjarjes, teksa shkaktarë ishin vetëm disa individë. Për më tepër mbyllja e dyerve të stadiumit për Tiranën shkatërronte atmosferën e derbit, në një moment kur stadiumet shqiptare po vuajnë mungesën e tifozëve.

Bardheblutë e apeluan vendimin dhe arritën të rikthejnë tifozët në derbi.

“Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në shumën 300.000
(treqind mijë) lekë. Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit që konsistonte
në: KF Tirana të dënohet me tetë ndeshje pa spektatorë. Ndërkohë që tre
janë kryer tashmë dhe pjesa e mbetur është pezulluar me kusht. Pezullimi i
dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një
shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme. Periudha e provës do të
jetë deri në perfundim të sezonit futbollistik 2024- 2025. Duke nisur nga
ndeshja e ardhshme, KF Tirana-FK Partizani, dyert janë të hapura për
tifozët”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026