Mbyllet java e 14-të e “Superiores”, Partizani merr kreun

25 Nëntor 2024 | 19:23

Partizani e Vllaznia vijojnë performancat pozitive ne Superligën Shqiptare, duke rrëmbyer një tjetër fitore, me kryeqytetasit, të cilët qëndrojnë në krye të klasifikimit. Të besuarit e Veselinoviç morën 3 pikët e radhës ndaj Laçit në shtëpi, dnërsa mjaftoi një gol i Albers Kekos.

Kjo ishte fitorja e 7-të në ligë, ku Partizani numëron 27 pikë. Vendi i dytë i takon Vllaznisë që fitoi ndaj Teutës, në një duel që u vendos në minutat e fundit.

Shkodranët, të cilët janë ndër pretendentët për fitimin e titullit e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Bajramit, ndërsa në të dytën Nasr riktheu ekuilibrat. Gruda ishte ai që në minutën e 90 i dha fitoren të tijve.

Egnatia po ashtu nuk lëshon terren, me kampionat në fuqi që renditen në vendin e tretë dhe morën një fitore pa shumë mundim ndaj Bylis me golat e Zejnullait dhe Ujkës. 2 përballjet e tjera, Skënderbeu-Dinamo dhe Elbasani-Tirana u mbyllën pa fitues. Sa i përket klasifikimit vijon i tillë, Partizani në krye, i ndjekur nga Vllaznia e Egnatia, më pas Dinamo, Elbasani, Teuta, Tirana, Skënderbeu, Laçi dhe në fund Bylis.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026