Ishin të parkuara në oborrin e banesës, digjen një automjet dhe një motor në Vlorë

26 Nëntor 2024 | 09:43

Një zjarr ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Kaninë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. K. Sipas informacioneve paraprake nga zjarri janë djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të cilat ishin të parkuara në oborrin e banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një zjarr aksidental apo një akt të qëllimshëm.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Kaninë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. K., ka rënë zjarr dhe janë djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të dyja në pronësi të tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026