Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mln euro

26 Nëntor 2024 | 16:27

Kanë kaluar 5 vite nga tërmeti i vitit 2019. Më 26 nëntor, lëkundjet me magnitudë 6.4 ballë shkaktuan 51 të vdekur dhe shembën ose dëmtuan qindra ndërtesa.

Në 5 vite, në vend u hapën dhjetëra kantiere ndërtimi, teksa qeveria siguroi një fond rreth 1.1 mld euro nga partnerë ndërkombëtarë, pasi llogariti dëme në vlerën 1 miliard euro.

Ministria e Infrastrukturës bën një bilanc, me objektet e reja që janë ndërtuar dhe u janë dorëzuar banorëve.

Konkretisht, deri më tani janë dorëzuar 5524 banesa individuale, 6139 apartamente të reja dhe janë rikonstruktuar 167 shkolla.

Por, duke ju referuar të dhënave nga buxheti i shtetit, procesi i rindërtimit do të mbarojë në vitin 2026, ndërsa banorët që presin të zhvendosen, trajtohen me bonus qiraje.

Edhe për dy vitet e ardhshme janë 50 milionë euro të parashikuara në buxhet për tu shpenzuar në ndërtim.

Një sërë bashkish u prekën nga dëmet e tërmetit shkatërrimtarë, siç janë Tirana, Durrësi, Vora, Shijaku, Kurbin, Rrogozhina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026