“Gra të dhunuara, të vrara nga burrat e tyre”, shfaqja “Pëshpërima” në Korçë

26 Nëntor 2024 | 16:33

“Pëshpërima” e disa grave të forta është shfaqur në Korçë në Galerinë e Arteve Dixhitale, një performancë teatrale aq sa dhe shfaqje multimediale në sallën teknologjike.

Në regjinë e Driada Dervishit, kjo shfaqje pati për qëllim të tregojë vuajtjen dhe dhimbjen e grave të thjeshta të cilat kanë qenë të dhunuara apo edhe vrara nga bashkëshortët e tyre.

“Janë histori grash që i kanë mbijetuar apo jo dhunës me bazë gjinore, vjen pikërisht te 16 ditëve kundër dhunës me bazë gjinore. Me keqardhje mund të them se rastet e ngacmimeve seksuale në Korçë vitet e fundit janë shtuar dhe është problematike ku ne artistët kemi zë dhe këto Pëshpërima grash mund të kthehen në zë më të fortë për të parandaluar e reaguar”, thotë Driada Dervishi, regjisore.

Pikturat e sjella në një formë të veçantë, me lëvizje, në sallën 360 gradë, të realizuara nga Elga Mitre bënë që shfaqja të ishte e prekshme nga çdo shikues.

“Mesazhi qe dua te përcjell është se gratë mund të tejkalojnë dhunën, ka shumë për të bërë nga shoqëria për të kaluar këtë dhunë, tani ka filluar të nxjerrë kokën, njerëzit janë më të ndërgjegjësuar e flasin. Unë mendoj se puna me ndërgjegjësimin nuk duhet të ndalojë në asnjë moment”, shprehet Mitre.

Kjo nuk është vetëm një shfaqje, por një copëz e dhimbshme e realitetit shqiptar, tregon aktorja e talentuar Alesia Xhemalaj

“Kjo është performancë shumë e fortë me mesazh i cili i përket të gjithëve. Ne na takon të themi diçka. Fillon tek shtëpia jote e vogël, lagjja, shkolla, puna. Nuk ka ditë që ti nuk pi kafen e mëngjesit dhe nuk sheh raste të tilla”, thotë aktorja,

Në shfaqje morën pjesë aktorët e njohura Zamira Kita, Rudina Dembacaj, Suela Bako e të tjera aktore shqiptare, ndër to dhe një aktore e huaj, e cila tregoi se e njëjta situatë e vështirë ndodhet dhe në Mal të Zi, Kroaci e Serbi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026