Dhuna te të miturit, 1 në 4 djem përfshihen në sherre. Vajzat bullizohen online

20 Nëntor 2024 | 16:39

Bullizmi online, bullizmi ballë për ballë si dhe konfliktet që çojnë deri në përleshje fizike, janë tre problematikat kryesore të të miturve në vendin tonë. Të dhënat e fundit tregojnë se djemtë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, janë të përfshirë në përleshje fizike, 1 në 4 djem, sipas një studimi të kryer kohët e fundit, ku madje djemtë janë ata nga ana tjetër, që bullizojnë më së shumti online vajzat, viktimat e bullizmit.

“Ajo që vihet re nga studimi është se ka një trend rritës të bullizmit online…dhe konkretisht është pothuajse 1 në 4 djem të moshës 15 kanë raportuar që bullizojnë të tjerët online. Ky ka qenë një tregues pak më I lartë se mesatarja në Evropë, që është pothuajse 16-18 %…. Djemtë bullizojnë më shumë dhe vajzat, janë viktima të dhunës. Bullizmi online ka ardhur në rritje, ka qenë diku tek 18% për 2018 dhe ka shkuar diku tek 15% për 2022”,-tha Genta Qirjako, specialiste pranë ISHP.

Studimi i sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollor, është një studim që kryhet çdo 4 vjet në çdo vend të botës, raundi I fundit është zhvilluar në vitin 2022. Dhuna në vendin tonë sidomos tek të miturit ka ardhur në rritje,

“Grindjet në fakt në të gjitha vendet në Shqipëri rezultojnë me një prevalencë më të lartë tek moshat më të vogla, pra me rritjen e moshës ato vijën duke u minimizuar, por gjithsesi tek të treja grupmoshat që kanë marrë pjesë në studim, ka pasur raste të tilla, më shumë tek 11-vjecarët, 1 në 4 tek djemtë 11-vjecar dhe 1 në 10 tek djemtë 15-vjecarë”,-tha Qirjako.

Psikologet kërkojnë që prindërit të kuptojnë fëmijët e tyre dhe të kërkojnë ndihmë, kur mendojnë se diçka nuk po shkon siç duhet në edukimin e fëmijëve.

“Ka ende shumë prindër, familje që nuk arrijnë të ndërgjegjësohen për situatën që fëmijët e tyre po kalojnë. Nuk është turp të kesh problem prindërimi…nuk ka pse të mendohet se fëmija është zgjatim i prindërit, ai është person tjetër dhe që nga këtu prindërit duhet të kuptojnë që ai ka një mënyrë të vetën të reagimit”,-u shpreh psikologia Jonida  Haxhiu.

Rastet e dhunës midis të miturve kanë ardhur në rritje, ku rrjetet sociale janë pikënisja e këtyre debateve dhe bullizimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026