Blinken uron Ditën e Pavarësisë, vlerëson marrëdhëniet e ngushta SHBA- Shqipëri
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë.
Përmes një mesazhi të shpërndarë nga DASH, Blinken vlerëson marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.
Gjithahstu ai shpreh mbështetje për luftën kundër korrupsionit, forcimin e institucioneve demorkatike si dhe mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona janë ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë të ndërsjellë për paqe dhe siguri.
Shqipëria i ka ilustruar këto vlera nëpërmjet mbështetjes së saj të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar rus, udhëheqjes së saj në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe angazhimit të saj të palëkundur ndaj sigurisë kolektive të NATO-s. Ne vlerësojmë thellësisht mikpritjen dhe ndihmën e Shqipërisë si mikpritës i përkohshëm për aleatët tanë afganë.
Shtetet e Bashkuara presin me padurim partneritetin tonë të vazhdueshëm në ndjekjen e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Jam i bindur se lidhjet e forta mes popullit shqiptar dhe atij amerikan do të vazhdojnë të lulëzojnë ndërsa punojmë së bashku për tregtinë dhe investimet, diversifikimin e energjisë së rinovueshme dhe integrimin më të ngushtë të të gjithë rajonit. Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë në këto përpjekje do të forcojë Shqipërinë, marrëdhëniet tona dypalëshe dhe vlerat e përbashkëta që ne kremtojmë”, thuhet në mesazhin e Blinken.
LEXONI GJITHASHTU:
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush