28 Nëntori| Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit

28 Nëntor 2024 | 14:12

112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila organizoi Dhoksologjinë e Flamurit në të gjitha kishat orthodhokse të vendit. Dhoksologjia është një pjesë e Liturgjisë së Shenjtë që ka përmbajtje lavdëruese, e cila shpreh falënderim dhe nderim për flamurin dhe shtetin shqiptar.

Në Vlorë, kryeqendra e festimeve, ceremonia e bekimit të flamurit u drejtuar nga Imzot Asti, Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, i shoqëruar nga klerikët e qytetit dhe besimtarët.

Në Tiranë, ceremonia u zhvillua në Kishën e “Ungjillëzimit të Hyjëlindëses Mari”, në rrugën e Kavajës, ndërsa në Korçë, Dhoksologjia e Flamurit u drejtua nga Imzot Joani, me pjesëmarrjen e klerikëve, besimtarëve dhe figurave politike. Po ashtu, në Durrës, një ceremoni e ngjashme u mbajt në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Shën Vlash, ku u drejtua nga Atë Emanuel Lapanxa.

Pjesë nga Dhoksologjia e Flamurit e mbajtur në Kishat Orthodhokse të Shqipërisë:

“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngesë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo. Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026