Zgjedhjet në Rumani, Kushtetuesja shqyrton fitoren e kandidatit ekstremist
Dy kandidatët që u eliminuan në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese të vendit kërkesa për të anuluar rezultatet për shkak të parregullsive, shkeljes së ligjit për zgjedhjet dhe fushatës së paligjshme.
Kërkesat erdhën pasi kandidati ekstremist Kalin Georgesku arriti një fitore surprizë në zgjedhje dhe tani po shkon drejt raundit të dytë me synimin për t’u bërë president.
Me fushatën në rrjetin social “TikTok”, Georgesku u bë papritur një kandidat popullor, por dhe subjekt i shqetësimeve për shkak të retorikës anti-BE dhe anti-NATO.
Ndërkohë, protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve vijuan për të tretën natë rresht. Mbi 2 mijë kundërshtarë të Georgeskut u mblodhën në Sheshin e Fitores, ndërsa mbështetësit e tij në sheshin Universitar.
“Nuk duam një lider legjionar, një lider fashist, apo dikë që do ta sjellë luftën në kufijtë tanë”, thotë një grua.
“Shpresoj që Rumania të mos kthehet si 35 vjet më parë, shpresoj që kjo të jetë protesta e fundit”, shprehet një burrë.
Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë të dyja kërkesat dhe do të hetojë pretendimet e palëve.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës