Mjeku Alimehmeti: Greqia dhe RMV-ja me infektime në ulje, karantina e panevojshme

21 Prill 2021 | 10:02

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha për Euronews Albania se vendimi i Komitetit të Ekspertëve për një karantinë dy javore për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë është i panevojshëm për aq kohë sa vendet janë me eksponent në ulje ndërkohë që nga ana tjetër për Turqinë, që po kalon një situatë të vështirë dhe infektimet janë gjithnjë në rritje nuk ka një masë të tillë.

Ndërkaq sa i takon vaksinimit që është bërë në Turqi me të njëjtën vaksinë që po përdor dhe Shqipëria, mjeku sqaroi se numri infektimeve vijon të rritet për shkak se nivelet e vaksinimit janë deri në 15%, shifër kjo jo e kënaqshme.

“Megjithatë kemi një tjetër shtet që ka të njëjtën lloj vaksine që është Kili, që është një ndër shtetet që quhet me një strategji vaksinimi ndër më të suksesshmet dhe prapë ata kanë aktualisht 96% të terapive intensive të zëna dhe janë në status emergjence tani që flasim,” – u shpreh Alimehmeti.

Sipas tij ideja se me një dozë të vetme vaksine zgjidhet problematika, sjell një rritje të dinamikës në popullsi dhe rrjedhimisht një rritje të numrit të infektimeve.

Mjeku epidemiolog theksoi se aktualisht niveli i vaksinimit është i ulët, konkretisht më pak se 10%.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026