Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen, bllokohet rruga e re Korçë-Ersekë

1 Dhjetor 2024 | 08:21

Juglindja e vendit është përfshire nga reshje të shumta dëbore. Trashësia e saj në lartësitë mbi 800 metra ka arritur nga 15-30 cm, në majë të Bigllës në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë.

Gjatë gjithë natës më shumë se 15 mjete borëpastruese kanë punuar për të mbajtur të hapura akset rrugore Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Kamenicë – Ersekë, Zëmblak – Dogana e Gorices se Madhe.

Burime zyrtare pranë Autoritetit rajonal Rrugor bëjnë të ditur se rruga e re nga Maja e Qafë Qarrit deri në hyrje të Ersekës është e bllokuar. E gjithë kjo situatë është krijuar, sipas të njëjtit burim, për shkak të mos mbylljes së procedurave për marrjen në mirëmbajtje nga ana e firmave kontraktore të rrugës së re që lidh Korçën me Ersekën, ndaj për këtë policia po orjenton drejtuesit e mjeteve që të kalojnë vetëm në aksin e vjetër i cili është kalueshëm pa probleme. Megjithatë pas kësaj situate 4 mjete borëpastruese të ARRSH janë kanë nisur punën për të bërë të qarkullueshëm edhe aksin e ri rrugor Korçë – Ersekë.

Vështirësia më e madhe paraqitet në majën e Mashkullorës, aty ku trashësia e dëborës shkon deri në 50 cm.

Pas reshjeve të shumta të dëborës paraqiten probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e njësive administrative Vithkuq e Lekas në bashkinë e Korçës, Dardhas në bashkinë e Pogradecit e Leskovik në bashkinë e Kolonjës. Grupe të OSSHE janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026