Haki Abazi kalon në AAK, zyrtarizohet kandidimi i tij për deputet
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës ka kaluar në subjekti që ai udhëheq. Haradinaj i ka uruar mirëseardhje Abazit në AAK, në angazhimet e përbashkëta për ta fuqizuar Kosovën.
Haradinaj: Hakiu nuk ka pas vetëm etiketë partiake por çdoherë ka qenë i hapur për komunikim.
“Kolegu që është me ne Haki Abazi në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar edhe unë jam dëshmitar i këtij angazhimi të Hakisë të cilin e njoh që nga paslufta për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile të demokratizimit të vendit të proceseve demokratike në vend…….. Përvoja ime e bashkëpunimit me Hakiun në Parlament si deputet flet si vijon: Hakiu nuk ka pas vetëm etiketë partiake por çdoherë ka qenë i hapur për komunikim, për bashkëpunim me të gjithë ne në parlament në shërbim të temave me rëndësi për parlamentin e vendit”, tha Haradinaj.
Edhe i nominuari për deputet nga AAK-ja, Haki Abazi shtoi se ky subjekt ka vizionin më të qartë për anëtarësimin në NATO.
Abazi: Mendoj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vizionin më të qartë
“U tha integrimi në NATO është prioritet mbi prioritete në integrimin e Kosovës ne asnjë herë nuk kemi vuajt për pamundësinë e mbijetesës, e luftës kundër pushtuesve por ne gjithmonë kemi vuajtur të jemi pjesë e vlerave demokratike të mbrohemi e të kontribuojmë për vlera demokratike në Evropë e më gjerë. Mendoj që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vizionin më të qartë, planin më të qartë, hapat e sigurt të depërtimit e deri te anëtarësimi në NATO që është rruga e çdo shteti tjetër që është anëtarësuar në BE që fillimisht të jetë pjesë e ombrellës së sigurisë e cila krijon edhe sigurinë për investime të huaja dhe të diasporës”, tha Abazi duke shtuar se ka vendosur të jetë krahu i Haradinaj dhe miqve në AAK”, tha Abazi.
Prezent në nominimin e Abazit në listën e deputetëve të AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte edhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini.
Ai i ka uruar mirëseardhje Abazit dhe e ka falënderuar për besimin që e dha.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta