A i ka ofruar PS koalicion Shpëtim Idrizit? Kreu i PDIU: Ja pse druhen
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në një intervistë në Euronews Albania për të diskutuar sesi do të procedohet me koalicionin me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Ai tha se forcat politike qëndrojnë në politikën shqiptare nëse kanë një kauzë, një specifikë.
“Mendoj që një parti politike nuk është një vend pune. Një parti politike do të thotë të shtrosh arsyen për të cilën rri në politikën shqiptare apo ajo që më mbështetjen e shqiptarëve, ti arrin të shtysh përpara kauza apo programe që shqetësojnë shqiptarët.
Ne jemi dëmtuar. Qytetarët duan që forcat opozitare të tregojnë se pse janë më të mirë se krahu tjetër. Nuk mjafton vetëm denoncim apo protestim, duhet të kemi një zgjidhje për ato gjëra që shqetësojnë jetën e shqiptarëve”, tha Idrizi.
Si një aktor direkt në zgjedhje, Kreu i PDIU tha se kjo parti e vogël do ta gjejë vendin e vet edhe pse është bërë e vështirë.
I pyetur se a mundet që PDIU të shkojë në koalicion me mazhorancën, ai tha se kjo e fundit nuk ka nevojë për diçka të tillë, pra për një parti politike.
Më pas ai shpjegoi se përtej kësaj, mazhoraca e ka në dorë diçka të tillë.
“Të dy forcat e mëdha politike e kanë dashur PDIU-në në koalicion për peshën e saj elektorale, por janë druajtur gjithmonë për shkak të kauzave që ajo mbart”, tha Shpëtim Idrizi.
LEXONI GJITHASHTU
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut