Vrasja në Ndroq, gjendet te Shkëmbi i Kavajës makina e autorit të dyshuar
Makina e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur 1 ditë më parë në Ndroq është gjetur në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Julian Gjoshi, 27 vjeç autor i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas në një lokal në zonën e Ndroqit, ishte larguar drejt Durrësit me mjetin e tij Benz ML menjëherë pas krimit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të pasdites së të dielës. Alfred Dedja ishte klient, ishte duke drekuar në një restorant në zonën e Ndroqit. Autori është ulur në një tjetër tavolinë. Në tavolinën e autorit ka shkuar viktima dhe ka pasur një debat që ka zgjatur shumë pak, pasi është qëlluar për vdekje nga autori.
Ky i fundit është larguar në drejtim të Durrësit me një mjet tip Benz ML. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Por policia po heton edhe në një pistë tjetër; viktima ka punuar si menaxher në kompleksin në pronësi të Altin Hajrit dhe kjo përkon me kohën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Mësohet se autori dhe viktima kishin njohje, pak ditë më parë kanë pasur një konflikt.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut