Eksperti i sigurisë: Emblemat me stil ushtarak rus do identifikonin strukturën

2 Dhjetor 2024 | 22:52

Eksperti i sigurisë në Kosovë Bedri Elezi në një lidhje direkte për Now me Erla Mëhillin, foli mbi sulmin terrorist në Zubin Potok dhe tha se gjithmonë është bërë e ditur se në veri të Kosovës ka shumë baza dhe depo armatimesh të cilat kanë për qëllim të përdoren në momente të caktuara për destabilizimin e Kosovës.

Gjithashtu Elezi shpjegoi edhe prezencën e emblemave ruse të sekuestuara bashkë me armët pas aksionit të Policisë së Kosovës, menjëherë pas sulmit të fundit terrorist.

“Aksioni i Policisë së Kosovës menjëherë pas sulmit terrorist parandaloi shtrirjen horizontale të këtyre strukturave për ti përdorur këto mjete luftarake. Duhet të sigurohen dhe informacione të tjera mbi baza egzituese me armë. Emblemat që janë sekuestruar, janë të një stili ushtarak rus dhe mund të përdoreshin që personat të identifikoheshin se struktura që po i udhëhiqte ishte me komandë nga Moska zyrtare. Në veri kemi dy struktura që tentojnë destibalizimin e Kosovës, njëra që udhëhiqet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Radoiçiçi dhe ka bekimin e presidentit të Serbisë dhe është një strukturë që ka lidhje të ngushta me shërbimin e inteligjent ushtrak rus “GRU” e cila mund të themi që ka pasur dëshmi apo publikime të pjestarëve të saj në disa protesta në veriun e Mitrovicës”.

“Ne e kemi thënë në vazhdimësi se ka baza dhe depo armatimesh në të gjitha enklavat serbe dhe posacërisht në 4 komunat me shumicë serbe. Ka uniforma dhe paisje ushtarake të tjera që nuk janë gjetur dhe unë personalisht mendoj se akoma kemi baza të tjera me armatime dhe kanë për qëllim që në momente të caktuara të vendosen në shërbim të anëtarëve të grupeve terroriste për të kryer aktivitete lufte kundrejt forcave të sigurisë siç është Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX. Ju keni parë që janë gjetur granathedhës, uniforma dhe paisje luftarake prandaj mund të themi se 200 uniformat shërbenin për 200 ushtarë eventualisht apo pjestarë që do të aktivizoheshin në momente të caktuara”, tha eksperti i sigurisë në Kosovë Bedri Elezi.

LEXONI GJITHASHTU:

“Vëllazëria Ruso-Serbe është mit”, Shpend Gashi krahason Ukrainën me Kosovën

Aksioni në Veri të Kosovës, gazetari Venhar Isufi: 11 persona të arrestuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026