“Vëllazëria Ruso-Serbe është mit”, Shpend Gashi krahason Ukrainën me Kosovën

2 Dhjetor 2024 | 22:44

Teksa flitet mbi situatën në Kosovë, pikëpyetje të shumta ngrihen akoma mbi tensionin që ajo mbart në vetvete.

Analisti dhe njëkohësisht drejtuesi i ‘Tru Podcast’, Shpend Gashi ishte i ftuar në ‘Now’ në Euronews Albania i cili bën një krahasim mes Kosovës dhe Ukrainës.

“Ukraina është si Serbia sepse Serbisë i është këputur një rrip toke që mban 2 milion e 200 mijë shqiptarë dhe është kthyer në një shtet të pavarur. Ndërkaq, Kosova është si ato krahinat që kanë zgjedhur të pavarësohen dhe me rastin e Ukrainës, kanë zgjedhur të futen në federatën ruse, jo brenda Rusisë. Kjo është Luftë e Ftohtë akute midis inteligjencës serbe dhe inteligjencës ruse”, tha Gashi.

I pyetur se pse ai e quan në këtë formë situatën në Kosovë, analisti shprehet se është thjesht çështje interesash.

“Është një Luftë e Ftohtë sepse prishen interesat. Historia e ka treguar se ka patur shumë shitje të interesave të Rusisë për llogari të Serbisë. Ne kemi krijuar një lloj miti që ka një vëllazëri midis serbëve dhe rusëve, nuk është e vërtetë. Kanë vetëm interesa dhe interesat e tyre kanë konvenuar siç ndodh me interesat tona me SHBA-në”, thekson Shpend Gashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026