Gashi kritika BE-së: Një spanjoll ka për ta parë Kosovën siç sheh Katalonjën!

28 Tetor 2023 | 20:37

Analisti Shpend Gashi tha në emisionin Review në Euronews Albania se përfaqësuesit e BE në dialogun mes Kosovë dhe Serbisë e kanë parë Kosovën sipas politikave të vendeve nga vijnë.

Sipas tij, një spanjoll ka për të parë Kosovën gjithmonë si Katalonjën.

“Si Kosova si Seria do kenë zgjedhje shumë shpejt dhe liderët e këtyre vendeve kanë dhe luftën e tyre politike ndaj luajnë sipas nevojave për të mos humbur elektoratin. Vuçiç s’do e pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës se i bie kauza që e solli në pushtet. Kurti nga ana tjetër ka bërë bllofin, është aktori më i dobët, faktori ndërkombëtar e kanë denigruar pozitën e Kosovës  përmes sanksioneve. Borrel dhe Lajçak e kanë parë Kosovën sipas politikave të vendeve prej nga vijnë. Një spanjoll ka për të parë tërë jetën Kosovën si Katalonja. Për sa kohë është një person që vjen me këtë sfond s’ka për  të pasur zgjidhje”, tha Gashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026