Gashi: Kosova quhet Dardani, bërthama serbe është gënjeshtër
Analisti Shpend Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se në veri të Kosovës ishte milicia serbe ajo që sulmoi me armë dhe shashka KFOR-in dhe EULEX.
Sipas Gashit, qëllimi i Serbisë është që të aneksojnë tokat në veri të Kosovës gjë që nuk do të lejohet kurrsesi nga fuqitë e mëdha, SHBA-BE.
“Shashkat dhe baruti u hodhën nga milicia serbe, në këtë rast të paktën e kemi parë paramilicinë serbe, shefa policie huliganë që kanë ardhur të sulmojnë KFOR dhe EULEX. Historia tani nuk është në krahun e Serbisë, e cila ka ngelur në bllokun lindor me ose pa vetëdije. BE dhe SHBA kanë investuar shumë që Serbia të marrë krahun perëndimor, edhe pse serbëve u ka mbetur ora te beteja e Fushë-Kosovës. Bërthama historike serbe është e rreme. Ideja është kjo që Kosova është e pavarur, Kosova është shqiptare, nuk quhet as Kosovë, quhet Dardani. Serbët nuk mund të aneksojnë asnjë centimetër të Kosovës. Janë dy gjigantë si SHBA dhe BE që nuk të lejojnë të prekësh asnjë centimetër më”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:45 Studimi japonez: Ushqyerja me gji ndihmon foshnjat të flenë më gjatë
- 16:44 Presidenti libanez: Nuk do t’i lëshojmë Izraelit asnjë centimetër territor
- 16:41 Vatikani përjashton nga kisha të gjithë anëtarët e grupit ultrakonservator SSPX
- 16:40 Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 16:34 Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
- 16:29 Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë