Leverkuseni një “ters” për Bayernin, dy skuadrat përballen në mbrëmje
Fitorja e fundit ndaj Leverkusenit daton dy vjet më parë, dhe që prej shtatorit të vitit 2022, Bajerni i Mynihut nuk ka arritur ta mposht këtë kundërshtar, diçka të cilën do të provojnë ta bëjnë këtë të martë.
Mbrëmjen e sotme, dy skuadrat më në formë të kampionatit gjerman përballen me njëra-tjetrën, por këtë herë në Kupë, me një ndeshje teke, ku vetëm njëra ka shansin të kalojë më tej. Një sfidë që vlerësohet maksimalisht, duke kaluar edhe prestigjin e “Der Klassiker” në edicionet e fundit të Bundesligës.
Bavarezët e udhëhequr nga Vincent Kompany, pavarësisht rezultateve jo shumë bindëse, janë favoritë në letër, por kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar. Përballja e pak kohëve më parë e luajtur në kampionat u mbyll në barazim 1-1.
Mungesat mbeten një shqetësim për Bayernin, ku bomberi Harry Kane nuk do të luajë për shkak të dëmtimit, dhe së bashku me të, mungojnë edhe Gnabry, Stanisic, Pavlovic, Palhinha dhe Ito. Në kampin e aspirinave, tekniku Alonso nuk ka në dispozicion sulmuesin Boniface, Hofmann, Terrier dhe Adli. Në pesë përballjet e fundit në të gjitha garat, Bajerni numëron 4 fitore dhe 1 barazim, ndërsa Leverkuseni 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona