Maqedonci në takimin e Kartës së Adriatikut në Tiranë: Serbia kërcënim për rajonin
Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë këtë të mërkurë në takimin ministerial të Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut, i cili u zhvillua në Tiranë.
Përmes një postim në Facebook, Maqedonci bën me dije se u kërkoi kolegëve nga shtetet e rajonit që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në këtë iniciativë.
“Iu drejtova kolegëve nga shtetet e rajonit, për të ritheksuar para tyre gatishmërinë e plotë dhe aspiratën e fuqishme të shtetit të Kosovës për t’u bërë shtet anëtar me të drejta të plota në këtë iniciativë,” – deklaroi ai.
Maqedonci u ndal dhe te sulmet e orkestruara ndaj Kosovës. Ai dënoi sulmin terrorist të 29 nëntorit ndaj kanalit “Ibër-Lepencit”, duke theksuar se veprime të tilla cëmojnë jo vetëm sigurinë e Kosovës por të gjithë rajonit.
“Politikat e Serbisë që synojnë destabilizimin e sigurisë në Kosovë minojnë paqen në rajon dhe përpjekjet për fqinjësi të mirë në Ballkanin Perëndimor,” – kishte theksuar Maqedoni.
Maqedonci theksoi se pavarësisht politikave agresive nga Beogradi, Kosova nuk mund të ndalet drejt integrimeve euro-atlantike.
“Nuk ka asnjë forcë, sado agresive në politika dhe brutale në veprime, që mund të ndalojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike,” – kishte përfunduar ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje