Shkon në mbi 1000 numri i viktimave në Kinë nga coronavirusi, shtohet frika në Evropë

11 Shkurt 2020 | 11:33

Shkon në mbi 1000 numri i të vdekurve nga coronavirus në Kinë. Autoritetet e shëndetit publik janë duke mbikëqyrur situatën për të parë nëse rikthimi i punëtorëve dhe rinisja e biznesit  do të përkeqësojë përhapjen e virusit.

Edhe Evropa po përballet me frikën nga coronovirusi. Në Britani  të infektuarit mund të futen forcërisht në karantinë, teksa merren edhe masat për të luftuar përhapjen e virusit. Një farmaci në Anglinë Jugore u mbyll përkohësisht pasi një anëtar i stafit rezultoi pozitiv ndaj virusit.

Pesë nga tetë personat e diagnostikuar në Britani të Madhe kanë pasur lidhje me shtetasin britanik i cili u infektua  me coronavirus gjatë një konference në Singapor dhe ku më pas udhëtoi në një resort për ski në Francë ku edhe infektoi të tjerët.

Shefi i OBSH-së ka paralajmëruar se rastet e reja në Britani dhe në Francë mund të jenë sinjale të përhapjes së shpejtë të virusit.

“Ditët e fundit ne kemi vënë re  disa raste që kanë të bëjnë me kalimin e virusit  tek njerëz që nuk kanë udhëtuar në Kinë. Zbulimi i këtyre rasteve mund të jenë shenja të diçkaje që mund të bëhet më e madhe , por për momentin është vetëm një shenjë. Objektivi ynë mbetet kontrolli”, shprehet Tedros Adhanom, drejtor i përgjithshëm në OBSH.

Ndërkohë në Bruksel komisioni  i BE-së për menaxhimin e krizave ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Shëndetësisë për të diskutuar mbi përhapjen e virusit.

“Është e mundur që gjërat të përmirësohen, ose do të mund të përkeqësohen, por kjo nuk do të na dekurajojë. Kjo do të na motivojë më shumë”, thotë Janez Lenarcic, Komisionere për Menaxhimin e Krizave.

Në Kinë, Presidenti Xi Jinping dhuroi një maskë për fytyrën dhe e kontrolloi temperaturën e tij gjatë vizitës në një spital në Pekin. Udhëheqësi kinez ka mbajtur një profil të ulët pasi shpërthimi i virusit është përkeqësuar. Ai ende nuk do të vizitojë Wuhan, qyteti ku nisi çdo gjë.

Qytetarët kinez duhej të rikthehshin në punë, por pushimet e vitit të ri hënor janë zgjatur për shkak të virusit.  Metrot, autobusët, rrugët në Pekin janë ende të heshtura. Shumë biznese vijojnë të jenë  të mbyllura dhe kompanitë po inkurajojnë punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026