Pensionistët në radhë me orë të gjata për bonusin në Vlorë, nervozohen të moshuarit
Vendimi për bonusin e fundvitit për pensionistët ka krijuar radhë të gjata në sportelet e postave në Vlorë. Në këtë fillim dhjetori, të shumtë kanë qenë pensionistët që kanë provuar të marrin pensionin dhe bonusin, por disa prej tyre shprehen se kanë pritur me orë të gjata në radhë dhe nuk kanë mundur ta marrin.
“Çdo muaj e njëjta gjë; radhët këtu çdo datë 1, 2, 3; e ta shikoni!”-tha një pensioniste.
“Shiko çfarë bëhet aty! Turp i botës! Shiko çfarë ka lënë! Mos të pyesësh! Kam dy orë këtu; jemi të sëmurë; s’dimë do të vijë kryetari i bashkisë, do të vijë Edi Rama të rregullojnë këto gjëra. Gjithmonë kështu bëhen; s’ka shtet prandaj!”-u shpreh pensionisti.
“Nuk mora; kanë mbaruar; erdhën dy herë lekët; kështu thonë, kanë mbaruar. Ata që kanë ardhur e kanë marrë; e bonusin po kanë ardhur shpejt, e kanë marrë; bravo qeveria, i lumtë që na kanë bërë këtë nder! Është puna se nuk ka kurrë mbarim; s’ka ç’bëhet.”-tha pensionisti.
Por kishte edhe nga ata pensionistë që e vlerësuan këtë vendim të qeverisë.
“Mbaj mend që ai që doli në ballkon një vit na dha 50, pastaj 30; ky të paktën na i bëri 100 tani”,-u shpreh një tjetër.
“Mua më dhanë 150; se 140 marr pension; tani do ta kaloj bukur. S’kam as një orë që prita; asnjë orë, se kishin vajtur më përpara. Ka po sikur mbaruan lekët tani”,-tha e moshuara.
Radhët e pritjes për marrjen e pensionit në Vlorë përsëriten çdo muaj. Edhe pse pak kohë më parë u vendos se do të hapeshin llogari bankare falas për ta, kjo nisme nuk ka dhënë efekte duke krijuar radhë të gjata në pritje për të marrë pensionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme