Kosovë| Bastiset banesa e ish-ministrit të Drejtësisë, arrestohen ish-zyrtarë të UÇK

5 Dhjetor 2024 | 11:44

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen disa operacione në Kosovë këtë enjten. Raportohet se, me vendim të Gjykatës Speciale, janë arrestuar disa ish-zyrtarë dhe këshilltarë të ish-liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Bëhet me dije se është bastisur banesa e ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuci.

Sipas ZPS-së, procesi hetimor është përqendruar në vepra kundër administrimit të drejtësisë. Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i.

Gjatë operacioneve janë arrestuar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllai i dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu, Fadili.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet

Me përfundimin e numërimit të votave me postë nga diaspora, Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke arritur në 53 deputetë në Kuvendin e...
20:02 | 17/06/2026

Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, do të ketë deri në 3.500...
15:22 | 17/06/2026

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit. Rezoluta...
14:42 | 17/06/2026