I riu në Pogradec kërcënon se do hidhet nga ballkoni, zjarrfikësit në vendngjarje

5 Dhjetor 2024 | 15:01

Një person rreth moshës 30-vjeçare kërcënonte se do të hidhej nga ballkoni pranë zonës së Pazarit në Pogradec. Menjëherë janë njoftuar policia dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

I riu kishte dalë në ballkon dhe kërcënonte se do të hidhej duke bërtitur se nuk e donte njeri dhe do i jepte fund jetës.

Efektivët dhe familjarët kanë hyrë në bisedime me të dhe pasi e kanë qetësuar, kanë ndërhyrë zjarrfikësit të cilët e kanë marrë ku më pas është bërë transportimi i tij me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.

30 vjeçari ka deklaraur se nuk e do njeri prandaj ai donte ta ndërmerrte atë akt.

Paraprakisht mësohet se i riu ka probleme të depresionit dhe ka qenë përdorues narkotikësh, çfarë ka sjellë edhe gjendje të rënduar psikologjike prej disa kohësh.

Ngjarja u shënua në lagjen numër 5 në zonën e njohur si “ish pazari”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026