Largimi i Bordin, Elbasani zgjedh trajnerin e ri
Vetëm pak orë pas largimit të Bordin, Elbasani nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri. Ai është Ivan Gvozdenovic, ish-trajneri i sapolarguar i Skënderbeut.
Serbi i cili pak ditë më parë u largua nga korçarët ka vendosur të marrë drejtimin e klubit verdheblu të Elbasanit.
Burimet bëjnë me dije që presidenca ka kontaktur menjëherë Gvozdenovic i cili ka qenë i gatshëm të jetë në krye të pankinës.
Italiani Roberto Bordin u largua pas fitores që skuadra e tij arriti ndaj Bylisit në Superligë. Vendimi i tij është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës në rrjetet sociale, ku dhe e falenderojnë për punën e kryer deri më tani.
Arsyet e këtij largimi nuk dihen, por duket se forma që skuadra ka paraqitur në javët e fundit nuk i ka bindur drejtuesit, që kanë zgjedhur Gvozdenoviç.
Ky i fundit i dha fund aventurës me Skënderbeun dhe do të nisë menjëherë nga puna. Sa i përkeq Elbasanit, renditet në vendin e 5të në klasifikim me 21 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione