Trajneri italian i Elbasanit jep dorëheqjen e papritur pas fitores 3-1

5 Dhjetor 2024 | 13:29

Roberto Bordin, trajneri i skuadrës së Elbasanit, ka dhënë dorëheqjen ditënkëtë të enjte, një veprim që ka befasuar shumë, duke pasur parasysh se një ditë më parë Elbasani mundi 3-1 Bylisin.

Në një njoftim zyrtar, klubi shkruan: “AF Elbasani njofton publikun për shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin Bordin. Tekniku italian ka paraqitur dorëheqjen kështu duke u larguar nga drejtimi i ekipit. Familja verdheblu i uron suksese në vazhdim.”

Pas largimit të Bordin, Elbasani mbetet pa trajner dhe ka nisur kërkimet për një pasues të mundshëm të italianit. 59-vjeçari kishte marrë drejtimin e ekipit më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superiores kishte regjistruar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, duke grumbulluar 21 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026