Tensionet Kosovë-Serbi, eurodeputeti austriak: BE të hetojë sulmin në Zubin-Potok
Lukas Mandl eurodeputet austriak ish raportues për Kosovën në Parlamentin Europian tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmi në kanalin e ujit në Zubin Potok është shumë i rëndë pasi vuri në rrezik jetë e shumë njerëzve.
Ai kërkoi që BE të zhvillojë një hetim të pavarur lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa kundërshtoi masat e ndërmarra ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.
“Nuk më takon mua të hetoj mbi këtë çështje, por të kërkoj një hetim nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë BE që ka njoftuar se do të ndërmarrë një hetim të tillë. Ka qenë një ngjarje e rëndë që ka vënë në rrezik jetët e shumë njerëzve dhe ka ndodhur në periudhë dimri. Unë i kam kritikuar masat e BE ndaj Kosovës pasi janë të pajustifkueshme. Kërkoj që Komisioni i ri zgjedhur Evropian t’i rishikojë ato. Hetimi duhet të jetë i pavarur, u përket autoriteteve që e kanë për detyre dhe pres që hetimet mbi Banjskën dhe sulmin e fundit në Zubin Potok të vijojnë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthimi në Zubin Potok, Vuçiç: Serbia e gatshme të bashkëpunojë për hetimet
- Arrestohet edhe një person i dyshuar për sulmin në Zubin Potok
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur
- 17:45 Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri