Meta sulmon SPAK nga burgu: Po i shërben Ramës për të rrëmbyer mandatin e katërt

6 Dhjetor 2024 | 13:22

Simpatizantët e Partisë së Lirisë zhvilluan sot një protestë të paralajmëruara para SPAK kundër vendimit për burgosjen e presidentit të kësaj partie Ilir Meta.

Me një pankartë të madhe ku shkruhej ‘Jo drejtësi me regji’, figurat kryesore të PL si Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili udhëhoqën simpatizantët në marshimin para SPAK.

Kreu i kësaj partie Ilir Meta i cili prej më shumë se një muaji ndodhet në burg ju drejtua mbështetësve të vet përmes një letre që u lexua nga një prej përfaqësuesve të PL.

“SPAK me veprimtarinë antikushtetuese dhe arbitrare po i shërben me verbëri regjimit për të rrëmbyer një mandat të katërt…SPAK është një instrument kamikaz i Ramës për t’u përdorur kundër opozitës. Rama me të drejtë ka thënë se SPAK ishte krijesë e tij dhe s’ka gënjyer”, thuhej mes të tjerash në letrën e Metës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026