Rritet çmimi i ujit, Shkodra dhe Gjirokastra do paguajnë më shumë
Familjet dhe bizneset në Shkodër e Gjirokastër do të përballen me çmime të rritura në faturat e ujit. Vendimi i Entit Rregullator cakton çmim deri në 60 lekë/m3 në këto qarqe.
Çmimi i ujit do të rritet në dy qarqe të vendit duke nisur nga janari 2025. Enti Rregullator i Ujit ka miratuar kërkesën e dy shoqërive në Shkodër dhe Gjirokastër dhe ndryshimet do të prekin si familjarët, ashtu edhe bizneset e institucionet publike.
Rritja nuk do të jetë e njëjtë në bashkitë e secilit qark, edhe pse menaxhimi ka është në varësi të një shoqërie brenda rajonit. Kështu, në Shkodër, në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës një metër kub për familjarët, do të kushtojë 55 lekë, lekë nga 40 deri në 50 që është sot, në secilën bashki.
Ndërkohë në Pukë dhe Fushë Arrëz, çmimi i miratuar nga ERRU do të jetë 40 lekë/m3.
Edhe në Gjirokastër, është miratuar një praktikë e ngjashme, ku familjet do të paguajnë sipas bashkive një çmim 50 lekë/m3, me rritjen që varion nga 8 në 50%.
Edhe tarifa fikse që paguhet për çdo faturë, ka pësuar rritje në vlerën 200 lekë në këto shoqëri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta