I jepte makinës i dehur, qytetari tenton të korruptojë policin. Përfundon në pranga

8 Dhjetor 2024 | 15:53

Një 46-vjeçar është kapur në flagrancë ndërsa i jepte makinës në gjendje të dehur në Durrës.

Por si të mos mjaftonte kjo, qytetari në momentin e ndalimit, ka tentuar ti “shpëtojë përgjegjësisë” duke i ofruar policit 4500 lekë të reja.

Pas kësaj ai është arrestuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026