Reagimet ndërkombëtare pas rënies së regjimit të Assad
Rënia e regjimit të Bashar al-Assad në Siri ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga liderët botërorë, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e vendit të përfshirë prej vitesh në luftë civile.
Rusia, një mbështetëse e fortë e Assadit, konfirmoi largimin e tij, por deklaroi se nuk ishte e përfshirë në negociata për këtë zhvillim. Kremlini bëri të ditur se bazat ushtarake ruse në Siri janë në gjendje gatishmërie të lartë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi duke e cilësuar situatën si një “realitet të ri” në Sirinë fqinje.
“Ka një realitet të ri në Siri, politikisht dhe diplomatikisht. Siria i përket sirianëve të të gjitha etnive, ndarjeve dhe elementeve fetare,” deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në qytetin jugor Gaziantep.
Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi rënien e regjimit si një ngjarje të rëndësishme, duke e quajtur atë në rrjetet sociale: “Më në fund shteti barbar ra.”
Kancelari gjerman Olaf Scholz e cilësoi lajmin si pozitiv dhe bëri thirrje për një zgjidhje politike që do të mundësonte kthimin e stabilitetit në Siri.
Nga ana tjetër, shefja e re e diplomacisë europiane, Kaja Kallas, deklaroi se rënia e regjimit të Assad është një tregues i dobësisë së mbështetësve të tij, Rusisë dhe Iranit.
“Ky është një zhvillim pozitiv për të ardhmen e popullit sirian,” theksoi Kallas.
Reagimi i parë nga presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ishte kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në situatën e krijuar.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë asgjë. Kjo nuk është lufta jonë. Mos u përfshini,” shkroi Trump në një deklaratë në rrjetet sociale.
Kina gjithashtu reagoi, duke thënë se po monitoron me vëmendje zhvillimet në Siri dhe shpreson për një kthim të stabilitetit në vend.
Ndërsa rebelët sirianë po i afrohen Damaskut nga veriu dhe jugu, bota mbetet në pritje për të parë se kush do të marrë kontrollin e vendit dhe si do të vendoset paqja në një Siri të rrënuar nga konflikti.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)