Tirana kërkon fitoren ndaj Teutës, 2 rikthime te klubi bardheblu

Tirana-Teuta
9 Dhjetor 2024 | 11:41

1 fitore në 4 përballjet e fundit numëron Tirana, ndërsa po kalon një formë jo dhe aq pozitive në kampionat. Përballja e fundit ishte ajo ndaj Skënderbeut, e cila ka mbetur pas, me klubin bardheblu që synon të fitojë ndaj Teutës në Air Albania. Tekniku Magani, teksa analizoi skuadrën, foli dhe për presionin e pikëve.

“Presioni është i madh, por ne mundohemi ta mbajmë për vete. Ka dhe presion artificial, kemi thënë që pjesa psikologjike është jashtëzakonisht e rëndësishme për një ekip. Ajo që mund t’ju them është se jemi munduar të mbajmë ambient të qetë dhe të jemi motivues. Të gjenerojmë energji pozitive që lojtarët të ndihen sa më mirë”, tha Magani.

Në këtë sfidë ndaj durrsakëve rikthehen dy lojtarë.

“Meta është i dëmtuar, nuk është bashkuar me grupin. Jarmouni është me grupin, pasi u kthyem nga Korça, u stërvit individualisht, është i gatshëm. Meta do kohë, na kthehet dhe Dembele nga pezullimi, mendoj kemi zgjedhje që do jemi më të qetë”, tha trajneri i Tiranës.

Dueli i fazës së parë u fitua nga bregdetarët në shifrat 3-1, teksa sa i përket klasifikimit, ata kanë një pikë më tepër se Tirana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026