Policia e Kosovës konfiskon shumë të madhe parash të dyshuara si të falsifikuara
Policia e Kosovës në koordinim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës sot ka realizuar planin taktik, pasi janë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara.
Sipas policisë, lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara, shkruan KosovaPress.
“Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim: 100,000.00 euro kartëmonedha nga 200 euro. 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro, 1 makinë për numërimin e parave, 3 telefona celular”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar