Risitë e festivalit të 63 të këngës, vetëm një çmim i madh. Fituesi në Eurovision
Festivali i 63-të i Këngës po afron, ndërsa në një konferencë për mediat, janë zbuluar detaje dhe risitë e këtij eventi spektakolar për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Ky fetival do të ketë vetëm një fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion.
“Do jetë një çmim i parë dhe çmimi i parë do të shkojë edhe në Eurovizion dhe unë jam shumë e qetë me këtë vendimmarrje”,-tha Elhaida Dani, drejtoresha artistike e festivalit.
Në këtë festival do të ketë edhe të ftuar special ndërsa i gjithë spektakli do të jetë i ndërthurur mes tradicionales dhe modernes.
“Është shumë interesante që këtë vit nuk këndohet vetëm për dashurinë, për ndjenjën për zhgënjimin por edhe për kauzat sociale”,-tha Zefina Hasani.
Për herë të parë, Fest 63 do të prezantojë një sistem votimi të zgjeruar, ku do të përfshihet edhe diaspora.
Festivali i këtij viti do të jetë në moderimin e Enkel Demit dhe Ornela Bregut
Magjia e spektaklit do të jetë nën regjinë e Redi Trenit, ku risi të shumta ka dhe në skenografi.
Edicioni i 63 i Festivalit të Këngës në RTSH do të zhvillohet nga data 19 deri në 22 dhjetor në sallën e madhe të Pallatit të Koncerteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje