Memorandumi për sigurinë e SHBA, udhëzues mbi rrezikun nga “boshti i ri i së keqes”
Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka aprovuar një memorandum të klasifikuar për sigurinë kombëtare, që do të shërbejë si udhërrëfyes për administratën e ardhshme të Donald Trump në adresimin e rrezikut që vjen nga bashkëpunimi në rritje mes Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut.
Duke njoftuar aprovimin e dokumentit, Shtëpia e Bardhë deklaroi se ai synon të ofrojë një pikë referimi për administratën e re për mënyrën se si të përballet në mënyrë efikase me këto aleanca që nga dita e parë e marrjes së detyrës.
Memorandumi, i hartuar nga stafi i Biden gjatë verës, përfshin 4 rekomandime të rëndësishme: forcimin e bashkëpunimit të agjencive federale me qeverinë, shkëmbimin e informacioneve me aleatët, lehtësimin e vendosjes së sanksioneve ekonomike dhe përgatitjen për kriza simultane me të katër kundërshtarët.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët folën në kushte anonimati për “Associated Press”, deklaruan se memorandumi do të mbetet i klasifikuar për shkak të të dhënave të rëndësishme që përmban.
Ata vunë në dukje se Rusia, që është izoluar nga Perëndimi që prej pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, i është drejtuar Iranit për t’u furnizuar me dronë dhe Koresë së Veriut për artileri, raketa dhe madje edhe trupa.
Ndërsa Kina e ka furnizuar Moskën me përbërës dypërdorimësh për armatimet. Nga ana e tij, Kremlini ka mbështetur programet për mbrojtjen dhe ato hapësinore të Iranit, të cilit i ka ofruar edhe avionë luftarakë.
Në këmbim, Peniani ka përfituar nga Moska naftë dhe mbështetje për zgjerimin e kapaciteteve të tij bërthamore. Ndërkohë që Rusia bashkë me Kinën po përforcojnë bashkëpunimin ushtarak, duke kryer patrullime të përbashkëta në arktik.
Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme, zyrtarë të administratës Biden dhe të asaj të presidentit Trump janë angazhuar në bisedime për të garantuar vijimin e strategjisë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash