Cenimi i gjuhës shqipe në RMV, Veliaj takon Ali Ahmetin: Po ndjekim me shqetësim
Tirana po ndjek me shqetësim lëvizjet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, e cila kërkon të shfuqizojë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Mesazhi i është përcjellë kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nga kryebashkiaku, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim kreun e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Veliaj e vlerësoi Ahmetin për rolin që ka luajtur në mbrojtjen e identitetit të shqiptarëve, dhe shprehu shqetësimin për cenimin që po bëhet gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
“…Jemi shumë të shqetësuar kur ka nisma për të mohuar të drejta tashmë të fituara, për të mohuar të drejta, siç është gjuha shqipe, që e kanë bërë Maqedoninë e Veriut më të mirë, më perëndimore, më evropiane. Po ndjekim me shqetësim gjithë vendimmarrjen e këtyre ditëve”, tha Veliaj.
Ahmeti shprehu angazhimin e tij për ruajtjen e marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve, dhe falënderoi Veliajn për mbështetjen e paqes në rajon.
“Çdo ndryshim apo cenim i marrëveshjes së Ohrit, i ligjit të gjuhës shqipe, që është nga shtyllat kryesore të marrëveshjes paqësore për Ohrin, do të thotë që dëmton marrëdhëniet ndër etnike”, u shpreh Ahmeti
Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi kryebashkiaku Veliaj e nderoi Ahmetin me “Kullën e Sahatit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet