Gjuha shqipe në RMV, Rama: Materie e dy popujve, s’është për Gjykatë Kushtetuese
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferri”.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Rama u ndal te një nga temat më të nxehta në Maqedoninë e Veriut, e cila do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ajo e përdorimit të gjuhës shqipe.
Sipas tij Gjuha Shqipe është “materia” që ka ndihmuar të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut dhe të ushqejë një frymë bashkëjetese mes dy popujve shtet-formues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Fatkeqësisht këtu si me dorë futet edhe tema e gjuhës shqipe, e cila në momentin që flasim është në një kontest të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatat Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim.
Por unë mendoj se çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme sepse partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë, herë në anën tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë, herë s’kanë gjëra në dorë.
Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve, në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe.
Në sensin e integrimit, në këtë rast dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, në sistemin e vlerave perëndimore politike, etike dhe kulturore. Kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirinthet juridike që tanimë i përkasin të kaluarës pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut sot.
Dhe nuk u vendos nga Arbën Xhaferri dhe Ali Ahmeti, por u vendos nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferri dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartë të kohës”, u shpreh kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë