Tërmet gjatë natës në Kosovë, sa ishte magituda
12 Dhjetor 2024 |
09:27
Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Kosovën, në orët e para të ditës së sotme. Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në Prizren rreth orës 01:46.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit kishte epiqendrën e dridhjeve 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera të Kosovës, në Kukës dhe në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në orën 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.
Ndërkohë kamerat e sigurisë në një banesë në Dragash, kanë filmuar momentin kur tërmeti ka lëkundur tokën.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Numërohen 30% e votave për kandidatë, Albin Kurti kryeson me 60 mijë vota
Edhe këtë të martë ka vijuar në qendrat komunale të numërimit procesi i numërimit të votave për kandidatët e zgjedhjeve të 7 qershorit, si dhe...
Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
Mesazhet e shkëmbyera në platformën e komunikimit të koduar SKY ECC kanë zbuluar një rrjet të krimit të organizuar me bazë në Kosovë, i dyshuar...
I dënuari me 5 vite burg për trafikim armësh dhe municioni transferohet nga Shqipëria në Kosovë
Këtë të martë është transferuar nga Shqipëria në Kosovë një shtetas kosovar, i cili është dënuar për trafikim armësh dhe municioni. Sipas njoftimit të policisë,...
- 08:16 Italia integron Inteligjencën Artificiale në të gjitha nivelet e arsimit
- 08:14 NASA prezanton ekuipazhin e Artemis III, një tjetër hap drejt rikthimit të njerëzve në Hënë
- 08:09 Kuvajti rihap hapësirën ajrore pas sulmeve iraniane
- 08:06 Trump zbulon operacionin sekret: Mbi 100 milionë fuçi naftë u transportuan në mënyrë të sigurt
- 08:05 Nata e dytë e trazirave në Irlandën e Veriut, policia përdor autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit
- 08:05 Kanadaja propozon ndalimin e mediave sociale për adoleshentët, me një zgjidhje alternative për firmat e teknologjisë