Flamur Noka dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren, Spiropali ndërpret seancën

12 Dhjetor 2024 | 11:58

Deputeti demokrat Flamur Noka dhe kolegë të tij bllokuan foltoren e Kuvendit gjatë seancës së të enjtes. Shkak u bë ndërprerja e fjalës së tij nga kryetarja Elisa Spiropali dhe më pas ai nuk pranoi të largohej nga foltorja.

Spiropali nuk ia dha më fjalën Nokës, pasi sipas saj ai po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës teksa njoftoi 5 minuta pushim pasi në foltore u grupuan dhe deputet të tjerë të opozitës.

Edhe me rifillimin e seancës në momentin kur e mori fjalën Niko Peleshi ishte deputeti i PD Asllan Dogjani i cili tentoi ti ndërpriste fjalën atij por që nuk u lejua nga garda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026