Vrasja në Elbasan, Ylli Manjani: Prokurori i Përgjithshëm të marrë në kontroll situatën

22 Prill 2021 | 12:27

Për juristin Ylli Manjani ngjarja e ndodhur në Elbasan ditën e mërkurë është rrjedhojë e “klimës së papërgjegjshmërisë shtetërore” dhe për situatën e krijuar nevojitet me patjetër ndërhyrja e Prokurorit të Përgjithshëm.

Manjani tha për Euronews Albania se qyteti i Elbasanit është “pikë e nxehtë e të gjitha hartave kriminale në Shqipëri, rajon e më gjerë”. Sipas tij ky cilësim “si hartë e nxehtë” ka bërë që ambasadorët e huaj ta kenë vëmendjen më shumë te ky qytet për zgjedhjet e fundit.

Manjani ia faturoi “dështimit të shtetit për të ndërhyrë në Elbasan” rezultatin e kriminalitetit në këtë qytet. Ai theksoi se vrasja e djeshme “ndodhi në sytë e policisë”, kjo shton skepticizmin për hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Kjo është drama më e madhe, që e thellon më tej […] jam dakord me qëndrimin e Zonjës Kim [ambasadorja e SHBA], dhe do sugjeroja marrjen nën kontroll dhe administrim Elbasanin nga Prokurori i Përgjithshëm, ai duhet të çojë atje një grup prokurorësh që të nisin hetime të thelluara me një ekip nga prokurorët më të mirë që kemi dhe policia të vihet nën zbatim prokurorëve të çështjes,” – këshilloi Manjani.

I pyetur se sa e ligjshme është struktura e ngritur nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës, Manjani u përgjigj me një pyetje se “sa e ligjshme është mos-garantimi i sigurisë së zgjedhjeve nga policia?” duke nënkuptuar se situata është rrjedhojë e “papërgjegjshmërisë shtetërore”.

“Pse nuk e ndaloi policia? Pse nën hundën e policisë merreshin në Elbasan kartat e identitetit,” – u shpreh Manjani duke përdorur si retorikë mbështetëse “cilin ligj kanë shkelur ata që kanë dalë për të mbrojtur votën?”.

“Policia e shtetit është përgjegjëse për këtë situatë dhe situatën komplekse që ka kriminaliteti në Elbasan […] ajo nuk ka mundur të parandalojë ngjarje të kësaj natyre edhe më parë. Kam parasysh vrasjen e një avokati atje, ku nuk u mor vesh asgjë, atentate të tjera të ndodhura sistematikisht dhe policia nuk ka mundur të parandalojë dhe marrë masa,” – tha Manjani duke e cilësuar policinë “të dështuar” për Elbasanin.

Më tej ish-ministri i Drejtësisë kujtoi se ministra të ndryshëm të Brendshëm kanë nisur detyrën duke kryer operacione në Elbasan. Thënë këtë Manjani kujtoi se asnjë prej operacioneve nuk kanë dhënë rezultat. Për këtë ai shtoi se Drejtori i Policisë Ardi Veliu duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026