Ndeshja Shqipëri-Serbi, gazetari Tami Kona: Nuk ka futboll, në mes është Kosova!
Gazetari sportiv Tami Kona ka folur në Euronews Albania për ndeshjet që Shqipëria pritet të luajë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ai e quan Anglinë një nga grupet më të forta të botës në futboll, dhe thekson se do të jetë një përballje e vështirë.
“Shqipëria e di shumë mirë që do përballet me një nga grupet më të forta të botës siç është Anglia dhe më një komëbëtare me një eksperiencë të madhe në futboll siç është Serbia. Kur flasim për ndeshjen me Serbinë, këtu nuk flasim për futboll. Mes Shqipërisë dhe Serbisë në mes është Kosova”, shpjegoi në këndvështrimin e tij Kona.
Kona foli gjithashtu dhe për sa i përket pritshmërive që ka vetë ai për këto ndeshje.
“Një ndeshje Shqipëri-Serbi ka vëshitrësinë e vet. Vërtet do luhet futboll por ndeshja e fundit mes dy ekipeve përfundoi nëpër gjykatat sportive të UEFA-s.
Pritshmëritë janë të atilla që të luash kundër Anglisë, për mua shanset janë shumë të mëdha që ne ta mundim dhe ti marrim pikët për të dalë në vendin e parë. Kam mendimin që ndoshta Shqipëria do të duhet të marrë dy rezultate pozitive kundër Serbisë”, tha gazetari Tami Kona.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje